Veseli kërkon të mos maltretohen qytetarët, bënë thirrje për zgjedhje

Veseli kërkon të mos maltretohen qytetarët, bënë thirrje për zgjedhje

Kryekuvendari i Parlamentit të Kosovës dhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka bërë thirrje që Kuvendi i Kosovës të votojë shpërbërjen e vet dhe sa më parë, të caktohet data e zgjedhjeve që sipas tij, vendi të shkojë në zgjedhje.

Ai këtë deklaratë e bëri për RTK, pas mbajtjes së mbledhjes së parë të Këshillit Drejtues të PDK-së, i dal nga zgjedhjet e brendshme të kësaj partie.

“Mos t’i maltretojmë qytetarët, është koha e vendimmarrjes. I kisha thirr kolegët e mi të partive politike, të mblidhemi në Kuvend, duhet të ndodh shpërbërja e Parlamentit, të merremi vesh për datën e zgjedhjeve”, ka thënë Veseli në mbledhjen e Këshillit Drejtues të PDK-së.

Veseli ka deklaruar se ka dy mundësi për caktimin e zgjedhjeve, takimi i partive politike me presidentin dhe vendimi i Kuvendit për shpërbërje, që sipas tij, ky i dyti është dhe më i shpejt.

Ai ka thënë se do të marrë iniciativën, që është në përgjegjësitë e tij kushtetuese, për të thirrur një seancë të Kuvendit, për të vendos shpërbërjen me dy të tretat e votave.

“Është koha e vendimmarrjes. I kisha ftuar kolegët e mi të partive të politike që të mblidhemi në Kuvend dhe të merremi vesh për datën dhe ta vetëshpërbëjmë Kuvendin dhe të shkojmë në zgjedhje. Kjo është më e mira për zgjedhje”, deklaroi Veseli.