Veseli: Kosova ndodhet në një situatë aspak të lehtë

Veseli: Kosova ndodhet në një situatë aspak të lehtë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës ka deklaruar se Kosova nuk ndodhet në situatë aspak të lehtë dhe se ka shumë sfida para vetës.

Këto komente, Veseli, i bërë gjatë vizitës së tij partiake në degën e PDK-së në Skenderaj.

“Kosova ndodhet në një situatë aspak të lehtë. Sfidat që ka para vetes janë të mëdha, por edhe të përballueshme. Ne kemi ditur të tejkalojmë momente historike të vështira, kur jemi bashkuar dhe kemi qenë në rrugën e drejt. PDK-ja është parti shtetformuese që buron nga lufta për liri e çlirim të popullit të Kosovës – dhe do të di si të sillet”, ka thënë Veseli.

Veseli ka kërkuar nga dega e PDK-së në Skenderaj që të punojë për fitoren e partisë.

Ko vizitë e Vesleit ishte në kuadër të agjendës së tij në terren nëpër Kosovës.

Kryetari i kësaj degë, Sami Lushtaku, ka falënderuar Veselin për këtë vizitë. /Insajderi.com