Veseli: Kosovën s’mund ta udhëheqin konceptet që s’kanë guxim

Veseli: Kosovën s’mund ta udhëheqin konceptet që s’kanë guxim

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se Kosovën nuk mund ta udhëheqin konceptet që nuk kanë guxim të marrin vendime të mëdha për vendin.

“A mund ta udhëheqë vendin një koncept që e ka stagnuar vendin, që nuk mund të marrë vendime? A mund ta udhëheqë vendin një koncept që nuk e njeh shtetin e Kosovës, që nuk e njeh miqësinë e përhershme me ShBA-në?. Ju nuk duhet ta lejoni këtë”, ka pyetur Veseli gjatë fjalimit të tij para simpatizantëve të koalicionit në hapjen e fushatës.

Ai ka thënë se janë bashkuar si asnjëherë më parë për një Kosovë më të zhvilluar.

“Jemi bashkuar si asnjëherë më pare për një Kosovë më të fuqishme dhe më të zhvilluar. Një lidership që më shumë se për vete mendon për qytetarët”, ka thënë ndër tjera Veseli./Insajderi.com