Veseli: Krenar që e kishim shembull gjithmonë Bacën Adem, ishte i gatshëm të sakrifikonte për liri duke mos e duruar robërinë

Veseli: Krenar që e kishim shembull gjithmonë Bacën Adem, ishte i gatshëm të sakrifikonte për liri duke mos e duruar robërinë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka përkujtuar veprimtarin e madh të çështjes kombëtare, Adem Demaçi, në dy-vjetorin e vdekjes së tij.

Përmes një shkrimi në Facebook, Veseli ka thënë se Adem Demaçi ishte gjithmonë gati të sakrifikonte për lirinë e vendit, duke mos duruar robërinë.

“Baca Adem, me sakrificat e pandalshme për liri dhe me gatishmërinë e vazhdueshme për ta kundërshtuar robërinë, e ka shquar qysh moti Kosovën në hartën e Evropës si vend i veçantë që nuk e duron robërinë, por e aspiron lirinë dhe pavarësinë”, ka shkruar ai.

Shkrimi i plotë:

Baca Adem, me sakrificat e pandalshme për liri dhe me gatishmërinë e vazhdueshme për ta kundërshtuar robërinë, e ka shquar qysh moti Kosovën në hartën e Evropës si vend i veçantë që nuk e duron robërinë, por e aspiron lirinë dhe pavarësinë.

Tek përkushtimi i Bacës Adem se kurrë nuk duhet të heqim dorë nga liria, gjeneratat e reja gjenin shembullin më sublim. Tek bindja e tij se nuk ka liri pa flijim, gjenerata të shumta nxorën mësimin më kuptimplotë.

Guximi i tij që kurrë të mos ndalet, ishte inspirim që të tjerët të vazhdojnë gjithmonë. Krenar që e kishim gjithmonë shembull Bacën Adem. Me fat e të lumtur që do të kemi prore frymëzimin nga ai. Lavdi! /Insajderi.com/

Baca Adem, me sakrificat e pandalshme për liri dhe me gatishmërinë e vazhdueshme për ta kundërshtuar robërinë, e…

Posted by Kadri Veseli on Sunday, July 26, 2020