Qeverinë dhe ish qeverinë e ka kritikuar Kadri Veseli. Ai thotë se me të ardhur në pushtet i harruan parimet dhe qëndrimet kur ishin në opozitë.
Kreu u PDK-së, Kadri Veseli ka folur në seancën e Kuvendi të Kosovës në lidhje me dialogun. Ai kritikën e tij e ka adresuar në drejtim të LDK-së dhe VV-së, njofton Insajderi.
“LDK-ja dhe VV-ja vazhdimisht e kanë keqpërdorur procesin e dialogut. Asnjëherë nuk e kanë pasur shqetësim raportin me Serbinë, por vazhdimisht e kanë goditur PDK-në duke e komentuar dialogun që e kemi udhëhequr ne kur ishim në qeveri”.
Veseli më pas ka vazhduar duke thënë se “me të ardhur në pushtet, edhe VV edhe LDK-ja u nënshtruan dhe i harruan kushtet që i propagandonin kur ishin opozitë.
“Qasja e kësaj qeverie edhe e asaj paraprake po e forcojnë Serbinë dhe po rrezikojnë aleancat tona historike falë të cilave ne jemi bërë shtet”, ka thënë Veseli. /Insajderi.com