Kadri Veseli nuk është i kënaqur me LDK-në, siç nuk ishte me Vetëvendosjen.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka deklaruar se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë të njëjtën “qasje mashtruese” në qeverisje dhe krejt çfarë i dallon është nuanca.
“LDK po vazhdon me qeverinë e mashtrimit. Lëvizja Vetëvendosje ka qenë edhe më e zezë”, ka deklaruar Veseli në emisionin Debat Plus, njofton Insajderi.
Ai më pas ka folur edhe për dialogun mes Kosovës e Serbisë që pritet të rinisë me 27 qershor në Uashington.
Ka treguar edhe përse nuk e pranoi ftesën e kryeministrit Hoti për takim.
“Nuk refuzoj kur është në interesin e Kosovës, por ftesa duhet të jetë më serioze. Ftesa nuk ka qenë serioze. Ka ardhur pas reagimit tonë, që duhet të bëhet ftesë zyrtare e cila i fton partitë politike, kjo do të ishte më e rregullt”./Insajderi.com