Veseli mburret se fitoi Trepça, nuk e përmend ndalesën e klubit llapjan

Veseli mburret se fitoi Trepça, nuk e përmend ndalesën e klubit llapjan

Kadri Veseli ishte sot në Mitrovicë edhe për të takuar degën e partisë së tij në këtë qytet por edhe për ta parë lojën e futbollit mes ekipit vendas “Trepça 89” me ekipin e “Llapit”.

Për këtë ai ka postuar në profilin e tij dy foto ku shihet mes fansave të ekipit mitrovicas dhe në një takim me futbollistët e Trepçës por nuk e ka përmendur askund pengesën që i është bërë nga klubi kundërshtar, Llapi, drejtuesi i së cilës ia ka ndaluar të hy në zhveshtoren e këtij ekipi.

Kryetari i klubit llapjan ia ndalon Kadri Veselit hyrjen në zhveshtoren e ekipit