Veseli merr mbështetje nga Hungaria për ndërtimin e dy stadiumeve

Veseli merr mbështetje nga Hungaria për ndërtimin e dy stadiumeve

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i cili është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Hungari, ka marr mbështetje financiare për investime të reja në Kosovë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Veseli ka njoftuar se Hungaria është e gatshme ta përkrah Kosovën në ndërtimin e dy stadiumeve olimpike.

“Hungaria është mbështetëse e madhe e Kosovës dhe është e gatshme që vendin tonë ta përkrahë financiarisht në disa projekte, siç është ndërtimi i stadiumeve olimpike në Prizren dhe në Drenas, si dhe modernizimi i stadiumeve në Mitrovicë dhe në Prishtinë”, ka shkruar Veseli.

Po ashtu Veseli ka shtuar se këtë projekte kanë vlerën e milionave dhe se së shpejti do të vihen në jetë.

“Për këtë, si dhe për mundësitë tjera të thellimit të bashkëpunimit mes dy vendeve tona, në Budapest pata kënaqësinë që të bisedoja në një takim të veçantë me homologun tim Làszló Kövér”, ka përfunduar shkrimin e tij Veseli.

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli është duke marr pjesë në konferencën ndërkombëtare të kryetarëve të Parlamenteve të shteteve të Ballkanit Perëndimor. /Insajderi.com