Veseli merr pjesë në nominimin e Hillary Clintonit për presidente

Veseli merr pjesë në nominimin e Hillary Clintonit për presidente

Kryetari i Kuvendit të Republikës së  Kosovës, njëherësh lider i Partisë Demokratike, Kadri Veseli, ka udhëtuar për në Filadelfia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Me ftesë të Partisë Demokratike, kryetari Veseli do të jetë i pranishëm në Kongresin e Partisë Demokratike të Amerikës, ku Hillary Clinton do të nominohet zyrtarisht kandidate për presidente të Shteteve të Bashkuara.

Gjate qëndrimit disaditor në ShBA, kryetari Veseli pritet të ketë takime me zyrtarë të lartë të Shtetit amerikan dhe personalitete tjera nga bota.