Veseli: Në krye me Zenun Pajazitin, Gjilanit po i vjen ndryshimi

Veseli: Në krye me Zenun Pajazitin, Gjilanit po i vjen ndryshimi

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për Kryetar të Gjilanit, ka pasur një mëngjes pune me disa ndërmarrës, mjekë, profesorë, artistë dhe sportistë të Gjilanit.

Veseli ka thënë se gjilanasit janë entuziastë për fitoren e Zenunit dhe ndryshimin e Gjilanit me të.

“Në krye me Zenun Pajazitin, Gjilanit po i vjen ndryshimi. Entuziastë janë edhe njerëzit që e mbajtën gjallë jetën kulturore e sportive në këtë qytet, bashkë me ndërmarrësit që hapën qindra vende pune për gjilanasit. Edhe profesorët, mjekët dhe punëtorët shëndetësorë besojnë se Zenuni është Forca e Ndryshimit.

Mëngjesin e nisëm me ta dhe me qytetarët në Gjilan, që si epiqendër do i prijë zhvillimit të Anamoravës”, ka thënë Veseli.

Qytetarët e Komunës së Gjilanit, sipas Veselit, do të vendosin për platformën qeverisëse të PDK-së.