“PDK e ka rininë në qendër të vëmendjes për sa i përket programit dhe i jep peshë dhe hapësirë të veçantë brenda strukturave partiake, prandaj është e natyrshme që të rinjtë ta konsiderojnë partinë tonë si alternativën më të mirë për ta”.
Këto komente kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i bëri gjatë vizitës tek të rinjtë e Kaçanikut.
Ai premtoi po ashtu se në zgjedhjet e ardhshme lista e kandidatëve për deputetë do të jetë e mbushur me figura të reja.
“Në zgjedhjet e ardhshme lista e kandidatëve do të jetë mbushur me të rinj e po ashtu në qeverisje e vendim-marrje do vazhdohet me traditën e përfshirjes së tyre masive”, tha Veseli. /Insajderi.com