
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se ai mund të ofrojë një kandidat tjetër për kryetar të Kuvendit të Kosovës, në mënyrë që të ecet përpara me formimin e Qeverisë.
Sipas tij, një gjë të tillë do ta bëjë për t’i hapur rrugë zgjedhjes së Ramush Haradinajt kryeministër, po në të njëjtën ditë kur zgjidhet kryetari i Kuvendit.
“Unë i thërras publikisht, le të mbajnë fjalën, që brenda ditës së nesërme lë të dalin e të thonë se Kadri Veseli është pengesë, unë për hir të institucioneve dhe të Kosovës do ta ofroj një kandidat tjetër për kryeparlamentar, por në të njëjtën ditë ta votojnë Qeverinë e Kosovës dhe Ramush Haradinajn për kryeministër”, tha Veseli.
“Kemi nevojë për komunikim, për respektimin e ligjshmërinë, kushtetueses dhe luftimin e dukuive negative, që janë fenomen në të gjitha partitë politike. Po flas për korrupsionin”, ka shtuar ai në një intervistë për RTK./Insajderi.com