Veseli nga Shkupi: Nuk “ushqejmë” deklaratat për shkëmbim territoresh

Veseli nga Shkupi: Nuk “ushqejmë” deklaratat për shkëmbim territoresh

Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli edhe një herë ka përsëritur se është kundër idesë së shkëmbimit të territoreve me Serbinë, duke thënë se nuk do të ushqej këtë ide.

Veslei nga Shkupi, pas takimit me homologun e tij, Talat Xhaferi tha se për Kosovën në këtë fazë është e rëndësishme funksionaliteti i institucioneve në tërë territorin, raporton EO.

“Kosova si shtet i pavarur nuk ushqej asnjë formë deklaratat pëfunksionaliteti i institucioneve tona në tërë territorinr këmbime territoriale. Për Kosovën në këtë fazë është me rëndësi funksionaliteti i institucioneve tona në tërë territorin. Kemi situatë reale në veri, mirëpo edhe aty gjendja ka përparuar”.

“Nuk do të lejojmë qe në marrëveshjen me Serbinë të kemi precedan negativ. Shpesh herë krijohen me vetëdije edhe keqkuptime, gjithmonë është më lehtë të jesh me racional, tani jemi duke synuar që të kemi politika të miqësisë e jo të konfliktit. Kosova i ka humbur 3 vjet në demarkacion në mënyrë fare të panevojshme dhe kjo i kushton popullit dje vendit”.