Veseli: Nuk duhet mbajtur anë në zgjedhjet amerikane

Veseli: Nuk duhet mbajtur anë në zgjedhjet amerikane

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka shkruar rreth zgjedhjeve të 3 nëntorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai postoi dy fotografi, një me presidentin aktual, Donald Trump dhe zëvendës-presidentin, Joe Biden.

Veseli, tha se populli i Kosovës nuk duhet ta mbajë anë pasi sipas tij secili që fiton “do ta vazhdojë mbështetjen për Kosovën.

“Andaj, është më se i kuptueshëm entuziazmi dhe interesi i shtuar për këtë proces. Megjithatë, popullit të Kosovës nuk i takon që të mbajë anë në këtë proces por duhet të respektojë vullnetin politik e procedurat demokratike të këtij vendi mik. Shteti i Kosovës do të jetë gjithmonë me Amerikën, e padyshim Shtetet e Bashkuara të Amerikës me popullin e saj, do të jenë krah nesh”, ka thënë ndër tjerash Veseli.

Postimi i plotë:

Kosova ka gëzuar gjithmonë mbështetje bipartizane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është përkrahur nga të gjitha…

Gepostet von Kadri Veseli am Dienstag, 20. Oktober 2020