Kryetari i PDK-së dhe kryetari i kuvendit Kadri Veseli, gjatë fushatës nëpër qytetin e Pejës me kandidaten e PDK-së për Pejën, Sabihe Shala, ka takuar qytetarë e sipërmarrës pejanë.
Një ndalesë, ai e ka bërë edhe në një librari. Por kjo ndalesë i ka kushtuar atij me pranimin e pyetjes prej gazetarëve se çfarë librash lexon.
Megjithëse është zënë pak ngushtë, ai ka dhënë një përgjigje dhe ai nuk ka qenë në gjendje që të tregoj se cili është titulli i librit të fundit që ka lexuar. Në vend të saj ka treguar se për çka flasin librat që i ka lexuar.
“Po lexoj libra veç…. qysh me zhvillu ekonominë”, ka thënë Veseli.