Veseli nuk e komenton afërsinë por Rrahim Hashimi vazhdimisht shoqërohet me Hajdar Beqën dhe tjerët e PDK-së

Veseli nuk e komenton afërsinë por Rrahim Hashimi vazhdimisht shoqërohet me Hajdar Beqën dhe tjerët e PDK-së

Rrahim Hashimi, me mbrishkrimin “Fuqia e ekipit” e përcjellte fotografinë e publikuar me njerëzit e PDK-së përfshi edhe deputetin Hajdar Beqaj. Përveç kësaj fotoje të publikuar në vitin 2017, ai vazhdimisht shihet në shoqëri të Beqajt dhe të tjerëve. Ani se sot kryeparlamentari Kadri Veseli nuk e komentoi afërsinë me të.

Vetëm Rrahim Hashimi u lirua nga parabugimi nga grupi prej pesë personave në krye me Ismet Osmani- Currit, që u arrestuan për fajde nga policia gjatë së hënës.

Kryeparlamentari Kadri Veseli i përmenduar në një video si personi që ka marrë 200 mijë euro nga rasti i fajdeve, ka deklaruar sot se nuk i njeh këta persona por nuk e ka sqaruar lidhjen me Rrahim Hashimin.

Hashimi që është edhe anëtarë i PDK-së, gjatë tërë kohës shihet se është në shoqëri të njerëzve të PDK-së përfshi edhe deputetin e kësaj partie Hajdar Beqaj.

Madje në një foto që Rrahim Hashimi e kishte publikuar në shtator të vitit 2017-të, pati bërë mbishkrimin “Fuqia e një ekipi nuk matet sa herë rrëzohet, por se sa herë ngritet”.

Ata që Hashimi, i konsideronte ekip, janë persona të afërt me krye parlamentarin Kadri Veseli, Zëvendësministri Bujar Cakolli, deputeti Hajdar Beqa dhe anëtari i PDK-së, Artan Nimani shihen në krah të tij.

Rrahim Hashimi që është i vetmi person që u lirua nga paraburgimi nga grupi i fajdeve, dikur madje kishte apsiruar kandidaturën për të parin e PDK-së. Ky ishte tërhequr duke thënë se i besonte udhëheqjen Kadri Veselit.