Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka filluar një përplasje me deputeten e nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu në lidhje me shumicën e votave në Kuvendin e Kosovës.
Pas mbarimit të fjalimit të deputetes Haxhiu e cila doli kundër kërkesës së kryetarëve të Grupeve Parlamentare të Kuvendit që seanca të shtyhet për në orën pesë, kryetari i kuvendit ka thumbur atë duke i thënë se jeni një opozitë shumë e dobët.
“Mund të ketë opozitë të dobët veç ma opozitë ma të dobët e ma të lodhtë nuk ka se vetëm flet edhe nuk merr masa, ti merre votën besimin edhe kqyre kush është pakicë e kush është shumicë, ka rregulla, ka rregulla. Ma e dobët se kjo opozitë që s’merr asnjë veprim…”, ka thënë Veseli.
Kuvendi i Kosovës sot në seancë plenare në rend dite është vetëm një pikë.
Shqyrtimin e Projektligjit për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit. /Insajderi.com
Videon mund ta gjeni KËTU!