Veseli: Pas 12 qershorit do t’i largojmë strukturat paralele

Veseli: Pas 12 qershorit do t’i largojmë strukturat paralele

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në tubim në qytetin e Mitrovicës tha, se ajo do të zhvillohet me “Fillimin e Ri”.

Para qytetarëve të Mitrovicës ai u shpreh se ‘Fillimi i Ri’, është një fillim që nënkupton rritje ekonomike për tetë përqind.

“Fillimi i punës është një fillim i ri që nënkupton rritje ekonomike për tetë përqind minimum, fillimi i ri është rritje e pagave për pensionistët, për zjarrfikësit, për kategoritë e personave me aftësi të veçanta”, tha Veseli para qytetarëve të Mitrovicës.

Ai qytetarëve të Mitrovicës ju premtoj se “do të punojmë që Mitrovica të jetë një qendër industriale dhe fillimi i ri nënkupton që Mitrovicë nuk do të ketë më mure, nuk ka trena më në Kosovë dhe me 12 qershor Serbia do të marrë fund”, ka deklaruar Veseli.

Ndër tjerash Veseli u shpreh se “me 12 qershor do t’i largojmë strukturat paralele të serbëve, në të njëjtën kohë do të vazhdojmë t’i ndihmojmë të gjithë edhe serbët, edhe turk edhe egjiptian ashtu siç i ka hije Mitrovicës”, ka thënë Veseli. /Insajderi.com