Veseli: PDK më së shumti u ka dhënë hapësirë rinisë dhe grave

Veseli: PDK më së shumti u ka dhënë hapësirë rinisë dhe grave

Kryetari dhe Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se partia e tij më së shumti u ka dhënë hapësirë rinisë e grave.

Ai mbrëmë ka takuar në Vushtrri qytetarët, duke thënë se besimi i tyrë në vizionin dhe programin e PDK-së, është i palëkundur.

“Kudo në Kosovë po ndjehet fryma e fitores së Partisë Demokratike të Kosovës. Edhe në Vushtrri, ku mbrëmë takuam qytetarë të të gjitha grupmoshave, ishte i palëkundur besimi i tyre në vizionin dhe programin tonë.

Vetëm ne mund ta ndërtojmë një të ardhme më të mirë, duke i ofruar mundësi dhe perspektivë të rinjve, kujdes të moshuarve dhe mirëqenie më të mirë për të gjithë.

PDK-ja u ka dhënë më së shumti hapësirë rinisë e grave dhe ka krijuar klimën më të mirë ndërmjet gjeneratave, duke i shndërruar dallimet e tyre të natyrshme në përparës”, ka thënë Veseli.