
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, pas kthimit nga ShBA-të, ka mbajtur një konferencë për medie, shkruan Insajderi.
Veseli përveç çështjes së zgjedhjeve, ka folur edhe për Gjykatën Speciale dhe ftesen e saj për ish-kryeministrin, Ramush Haradinaj.
Ai ka thënë se nuk duhet lejuar që ftesat e tilla të shkaktojnë huti dhe pasiguri tek qytetarët.
“Besimi ynë në drejtësinë dhe pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është i palëkundur, ashtu si edhe bindja jonë se ushtarët e lirisë do të dalin faqebardhë edhe në fund të kësaj sfide”, ka deklaruar Veseli në konferencë për media.