Veseli përfshihet në debatin për UÇK-në, e quan fosile historianin Jusuf Buxhovi

Veseli përfshihet në debatin për UÇK-në, e quan fosile historianin Jusuf Buxhovi

Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i ka reaguar njërit prej themeluesve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jusuf Buxhovi, pas deklaratës së tij për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, dhe vrasjet e pasluftës

“UÇK-ja nuk ka qenë e pastër. Ka qenë e drejtë, por ka pasur shumë gjëra të këqija. Janë vrarë mbi 100 zyrtarë të LDK-së”, ka deklaruar Buxhovi në KTV ditë më parë, duke marrë reagime të shumta.

E, në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Veseli ka thënë, duke iu referuar Buxhovit, se “personi i cili e ka vënë këtë theks në këtë formë njëngjyrëshe është lloji i fosilit i cili nuk i ndihmon as qartësimit të së vërtetës historike, pavarësisht se lufta në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”.

Ai ka deklaruar se “vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të mbrohen deri në fund dhe jo çdokush të vërë pikëpyetje për to kur të dojë”.

E duke folur për vrasjet e pasluftës, Veseli ka thënë se “është një nga elementët më të dhembshëm pas luftës së Kosovës, së cilës duhet t’i shkohet deri në fund. Ka të bëjë me vrasje pas luftës të cilat janë kriminale nga njerëz të këqinj të cilët nuk ia duan të mirën Kosovës”.