Veseli përkujton dëshmorin Xhevat Jusufi

Veseli përkujton dëshmorin Xhevat Jusufi

Janë bërë sot 18 vjet nga rënia heroike e luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhevat Jusufi në Zonën e Shalës.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka përkujtuar sakrificën e luftëtarit Jusufi.

“18 vite më parë, në Janarin e egër te vitit 1999, në krye të detyrës, ra njëri nga luftëtarët më trima të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën e Shalës, Xhevat Jusufi. I përjetshëm do të qëndroj kujtimi për sakrificën e tij dhe të gjithë dëshmorëve te lirisë”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Xhevat Jusufi ishte veprimtar i dalluar i çështjes kombëtare. Ai u vra më 3 janar të vitit 1999, i cili tash mban titullin “Hero i Kosovës”./Insajderi.com