
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, mori pjesë në tubimin përkujtimor për 14 dëshmorët dhe 40 martirët në fshatin Lubizhdë të Hasit.
Veseli tha se mohimet e masakrave serbe dhe mosdënimi i kriminelëve që bënë krime në Prekaz, Mehë, Obri, Reçak dhe Rrezallë, janë gabime të bashkësisë ndërkombëtare dhe përgjegjësi e institucioneve vendore.
Ai ka thënë se duhet të bëhet edhe një Gjykatë Speciale e cila do i dënojë krimet serbe në Kosovë.
“Pres përkrahje që edhe bashkësia ndërkombëtare ta kuptoj zërin e arsyes që të inicojë dhe të ketë Gjykatë Speciale për krimet përkatësisht për masakrat serbe”, tha Veseli.