Veseli: Pres të ketë Gjykatë Speciale për krimet e serbëve në Kosovë

Veseli: Pres të ketë Gjykatë Speciale për krimet e serbëve në Kosovë

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, mori pjesë në tubimin përkujtimor për 14 dëshmorët dhe 40 martirët në fshatin Lubizhdë të Hasit.

Veseli tha se mohimet e masakrave serbe dhe mosdënimi i kriminelëve që bënë krime në Prekaz, Mehë, Obri, Reçak dhe Rrezallë,  janë gabime të bashkësisë ndërkombëtare dhe përgjegjësi e institucioneve vendore.

Ai ka thënë se duhet të bëhet edhe një Gjykatë Speciale e cila do i dënojë krimet serbe në Kosovë.

“Pres përkrahje që edhe  bashkësia ndërkombëtare ta kuptoj zërin e arsyes që të inicojë dhe të ketë Gjykatë Speciale për krimet përkatësisht për masakrat serbe”, tha Veseli.