Veseli: Secilit punëtor të KEK-ut do t’i ngritet paga për 100 euro

Veseli: Secilit punëtor të KEK-ut do t’i ngritet paga për 100 euro

Liderët e koalicionit PDK-AAK-Nisma, sot kanë vizituar Termocentralin Kosova A të Korporatës Energjetike të Kosovës.

Punëtorët e KEK-ut pritën liderët e koalicionit të ku u siguruan nga liderët se punëtorëve pas 12 qershorit do të ketë rritje të pagave të tyre me nga 100 euro për secilin.

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se asnjë punëtorë nuk do të largohet prej punës në Korporatën Energjetike të Kosovës, mirëpo atyre ai ka thënë se do t’u rriten edhe pagat.

“Do të rritet numri i të punësuarve për qindra punëtorë të rinj, menjëherë pas fillimit të ndërtimit të Termocentralit Kosova e Re”, ka thënë Veseli.

Nga viti i ardhshëm, kreu i PDK-së ka thënë se do të investohen edhe dhjetëra miliona dollarë për efiçiencën e energjisë në Kosovë, si donacione të drejtpërdrejtë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.