Veseli sfidon futbollistët e Kosovës

Veseli sfidon futbollistët e Kosovës

Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, ka pranuar sfidën për mbjelljen e një peme.

Veseli ka treguar në Facebook, qe e ka pranuar sfiden për mbjelljen e pemës dhe këtë e ka bërë në ditën ndërkombëtare të tokës.

“Në ditën e tokës kam vendosur të bëhem pjesë e fushatës për mbjelljen e një fidani, për të sensibilizuar kështu të gjithë qytetarët që të mbjellin sa më shumë fidane për një ambient më të bukur në vendin tonë.”, ka thënë Veseli.

Veseli ka sfiduar të gjithë futbollistët e kombëtares së Kosovës, Fadil Demakun dhe ministrin Uran Ismailin që ta mbjellin nga një pemë./Insajderi.com

Mbjellja e fidanit

Në ditën e tokës kam vendosur të bëhem pjesë e fushatës për mbjelljen e një fidani, për të sensibilizuar kështu të gjithë qytetarët që të mbjellin sa më shumë fidane për një ambient më të bukur në vendin tonë. Me këtë rast kam sfiduar që të bashkohen në këtë fushatë të gjithë futbollistët e kombëtares së Kosovës, Fadil Demakun dhe ministrin Uran Ismaili.

Gepostet von Kadri Veseli am Montag, 22. April 2019