Veseli, shefes së BE-së: PDK do të jetë opozitë efikase dhe konstruktive

Veseli, shefes së BE-së: PDK do të jetë opozitë efikase dhe konstruktive

Shefi i PDK-së, Kadri Veseli, sot është takuar me shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Nataliya Apostolova.

“Bashkë diskutuam për zgjedhjet parlamentare në Kosovë dhe sfidat që na presin”, ka thënë Veseli në Facebook, shkruan Insajderi.

“Theksuam se procesi ishte në përputhje më standardet më të larta të demokracisë duke dëshmuar një pjekuri të institucioneve tona. Partia Demokratike do të jetë një opozitë efikase dhe konstruktive që do të ketë në qendër të veprimtarisë të saj zërin e qytetarit dhe interesin e shtetit të Kosovës”./GazetaInsajderi/