Veseli shijon gurabija teksa viziton bizneset

Veseli shijon gurabija teksa viziton bizneset

Kandidati për Kryeministër i PDK-së, njëherit dhe Kryetari i kësaj partie, Kadri Veseli, ka vazhduar fushatën e tij duke mbështetur biznese të vogla dhe të mesme.

Ai kësaj here ka vizituar një  lokal në kurriz të Prishtinës. Aty Veseli shihet duke shijuar një gurabije tadicionale, në videon e postuar në llogarinë e tij në ‘Facebook’.

‘Gurabija në Quick Burger në Kurriz ishte e shijshme si nga duart e gjyshes. Duke i forcuar bizneset e vogla, hapim vende të reja pune për të rinjtë tanë dhe forcojmë shtetin. Për këtë, unë kam një plan të qartë’, ka shkruar Veseli.

Vizitë tek bizneset e vogla në Kurriz të Prishtinës

Gurabija në Quick Burger në Kurriz ishte e shijshme si nga duart e gjyshes. Duke i forcuar bizneset e vogla, hapim vende të reja pune për të rinjtë tanë dhe forcojmë shtetin. Për këtë, unë kam një plan të qartë.Shpërndajeni këtë video, nëse edhe ju jeni nostalgjikë për gatimet e gjyshes suaj!

Gepostet von Kadri Veseli am Donnerstag, 19. September 2019