Veseli shpreh ngushëllime për tragjedinë e dy adoleshentëve nga Deçani

Veseli shpreh ngushëllime për tragjedinë e dy adoleshentëve nga Deçani

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka shprehur ngushëlime për tragjedinë e së martës në Gjermani.

Një tren kishte goditur për vdekje dy adoleshentë 13 e 17 vjeçar nga Deçani.

“Më pikëlloi shumë lajmi për vdekjen tragjike të dy të rinjve tanë në Gjermani, vëllezërve Arifaj. Në këtë ditë të rëndë dhe për këtë humbje të madhe, shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Arifaj nga Ratishi i Deçanit si dhe për të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Veseli.

Ambasada e Kosovës në Gjermani ka kërkuar nga institucionet gjermane sqarim për tragjedinë. /Insajderi.com

Më pikëlloi shumë lajmi për vdekjen tragjike të dy të rinjve tanë në Gjermani, vëllezërve Arifaj. Në këtë ditë të rëndë…

Gepostet von Kadri Veseli am Mittwoch, 14. Oktober 2020