Veseli: Skënderbeu na frymëzoi sa herë ishim në rrezik

Veseli: Skënderbeu na frymëzoi sa herë ishim në rrezik

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka kujtuar heroin kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu në 552 vjetorin e vdekjes së tij.

Veseli shkroi se Skënderbeu ka frymëzuar gjenerata sa herë që populli ynë ishte në gjendje rreziku.

“Ndjesia për dinjitetin, për lirinë, për rezistencën për tokën, nuk ka shembull më të fuqishëm në historinë shqiptare se në figurën dhe shembullin e Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Këtë ndjesi e gjejmë gjatë gjithë historisë shqiptare kur u desh t’i dilet zot popullit dhe tokës. Ky shembull trimërie dhe kjo trashëgimi që na e la Kastrioti ka frymëzuar shumë të tjerë sa herë që populli ynë ishte në gjendje rreziku. E gjejmë në figurën dhe flijimin e Adem Demaçit, në flijimin e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës, dhe si një kurorëzim rreth idesë së popullit e tokës e gjejmë në shembullin historik të UÇK-së. Ishte kjo ndjesi që sot krijoi kushte lirie, perspektivë dhe vizion. Një shoqëri e krijuar mbi këtë fundament me siguri që ka të ardhme”, ka shkruar Veseli.