Veseli tërhiqet nga aktiviteti politik, mblidhet urgjentisht PDK-ja

Veseli tërhiqet nga aktiviteti politik, mblidhet urgjentisht PDK-ja

Pas konfirmimit të aktakuzës së Gjykatës Speciale për Kadri Veselin, pritet mbledhje e jashtëzakonshme e Partisë Demokratike të Kosovës.

Burime të Insajder-it brenda PDK-së thanë se pas pak pritet të fillojë mbledhja. Udhëheqësia është nisur në drejtim të selisë kryesore.

Ndryshe në anë të komunikatës për media, Kadri Veseli ka thënë se do të tërhiqet krejtësisht aktivitetin politik.

“Kjo gjë do të kërkojë angazhimin dhe përqendrimin tim të plotë, dhe prandaj kam vendosur që të tërhiqem nga të gjitha aktivitetet publike e politike për sa kohë zgjatë ky proces. Nuk do të bëj deklarata të tjera publike apo paraqitje zyrtare në Kosovë ndërkohë që procesi gjyqësor vazhdon. Të paktën për momentin, jam një qytetar privat. Deri në fund të këtij procesi, do të kërkoja që ky qëndrim i imi të respektohet nga të gjithë në Kosovë, veçanërisht nga ata të cilët janë të angazhuar në media apo në jetën publike dhe politike”, ka thënë Veseli. /Insajderi.com