Veseli tregon për gjendjen e tij shëndetësore, pasi doli pozitiv me Coronavirus

Veseli tregon për gjendjen e tij shëndetësore, pasi doli pozitiv me Coronavirus

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, është deklaruar rreth gjendjes së tij shëndetësore pasi është infektuar me Covid-19.

Veseli ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook, se është mirë me shëndet dhe deri në shërim të plotë do të qëndrojë në vetizolim.

Ai tutje ka shtuar se “mezi po presë t’i rikthehet aktiviteteve dhe punëve të tjera në subjektin të cilin e drejton, PDK-në.

“Ju falënderoj nga zemra për kujdesin dhe mesazhet inkurajuese që po më dërgoni këto ditë gjatë ballafaqimit me covid-19. Dua të ju informoj se unë jam shumë mirë me shëndet dhe deri në shërim të plotë do të qëndroj në vetizolim. Mezi po pres të rikthehem në aktivitete dhe shumë punë të mira në Partinë Demokratike të Kosovës. Ju ftoj të gjithëve që të bëni shumë kujdes, t’i respektoni masat, t’i vendosni maskat, të mbani distancën dhe higjienën”, ka shkruar ai. /Insajderi.com/

Të dashur qytetarë,

Ju falënderoj nga zemra për kujdesin dhe mesazhet inkurajuese që po më dërgoni këto ditë gjatë…

Posted by Kadri Veseli on Tuesday, July 28, 2020