Veseli: UÇK-ja e dogji Serbinë me rrënjë

Veseli: UÇK-ja e dogji Serbinë me rrënjë

I pari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka mbajtur një takim me strukturat e partisë në qytetin e Pejës, me ç’rast ka folur për sukseset e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Me këtë rast Veseli fjalimin e tij e ka filluar me atë se liria e popullit të Kosovës ka ardhur me bashkimin e popullatës.

“Shumë gjenerata para nesh kanë luftuar për liri dhe kanë qenë më të forte se në por lirinë e ka sjellë populli i Kosovës kur është bërë bashkë ndërsa UÇK-ja e ka djegur Serbinë me rrënjë në Kosovë, më nuk do të ketë kurrë, kurrë”, ka thënë Veseli.

Veseli po ashtu ka premtuar vende të reja pune dhe mbështetje të investitorëve kosovarë. /Insajderi.com