Veseli: UP në sfidë për të kapur ritmin e zhvillimeve bashkëkohore

Veseli: UP në sfidë për të kapur ritmin e zhvillimeve bashkëkohore

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i ka kushtuar një postim në llogarinë e tij në Facebook 46 vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës.

Ai ka thënë e ky universitet është duke u përballë me sfidën e kapjes së ritmit të zhvillimeve bashkëkohore.

“Dikur vatër e lëvizjeve kombëtare për lirinë e Kosovës, sot, Universiteti i Prishtinës është përballë sfidave për të kapur ritmin e zhvillimeve bashkëkohore në fushën e dijes dhe kompetencave profesionale. Ka vetëm një rrugë për t’ia arritur këtij qëllimi, e kjo rrugë është shndërrimi i arsimit në interes dhe prioritet strategjik të shtetit”, ka thënë Veseli.

Edhe rektori Ramadan Zejnullahu ka shprehur shqetësim për gjendjen e universitetit të Prishtinës.

Përmes një letre dërguar medieve, ai ka thënë se ka thënë se universiteti më i madh publik në vend nuk vazhdon të shihet më si sinonim i progresit shoqëror.

‘’Për fat të keq, në vitet e fundit, as si Universitet e as si shoqëri nuk kemi dëshmuar se jemi në këtë rrugë. Përkundrazi, jemi identifikuar më shumë me ngecje e më pak me arritje, më shumë me probleme, e më pak me aspirata’’, ka thënë Zejnullahu./Insajderi