Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka folur për rezultatin në Mitrovicë, ku ka fituar Agim Bahtiri i AKR-së kundrejt Valdete Idrizit të PDK-së.
“Ajo çfarë do të sqaroj është se Valdete Idrizi do t’i bënte nder jo veç Mitrovicës po çdo qyteti. Unë jam shumë krenar që jam i Mitrovicës, bashkëvendësve të mi ju them se krenohem me ta, pushteti nuk më kap për hunde pasi unë do të punoj për Mitrovicën aq sa mundem”, ka deklaruar Veseli..
Veseli si i ftuar në Zona e Debatit në Klan Kosova ka thënë se nuk është i pakënaqur me rezultatin në Mitrovicë, prej nga edhe vjen.
“As nuk kam mllef, as pakënaqësi por ndjej keqardhje, Valdete Idrizi do të ishte një kryetare e jashtëzakonshme, bashkëvendasit e mi e kanë marrë një vendim, e kam respektuar, e kam uruar kryetarin e ri të Komunës”.
“Mitrovica nuk është prona ime private dhe ashtu nuk do ta trajtoj asnjëherë vendlindjen time por ky ka qenë rezultat zgjedhor. Agim Bahtiri është kryetar, e gëzoftë, ishalla shpërndan më shumë ndihma për të varfrit nga pasuria e tij”, ka deklaruar Veseli në Klan Kosova.