Veseli vazhdon të këshillohet nga njeriu me aktakuzë për korrupsion

Veseli vazhdon të këshillohet nga njeriu me aktakuzë për korrupsion

Ishte data e gjashtë prillit kur Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë ndaj përsonave të përfshirë në skandalin e përgjimeve “Dosja e shefave”.

Në këtë çështje penale janë të akuzuar njëmbëdhjetë persona me funksione të larta zyrtare në institucionet e vendit.

Në mesin e personave të akuzuar janë Adem Grabovci, ministri aktual Besim Beqaj, deputeti Zenun Pajaziti dhe këshilltari i tanishëm i kryetarit të Kuvendit, Njazi Kryeziu.

Për aktakuzën ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës ndaj të akuzuarve për aferën pronto nuk ka marrë asnjë masë, dhe nuk ka asnjë reagim nga kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, i cili edhe pas aktakuzës për korrupsion po vazhdon të këshillohet nga këshilltari tij i akuzuar, Njazi Kryeziu.

Këshilltari i Veselit, Njazi Kryeziu po akuzohet nga Prokuroria për emërime në pozita të bordit të ndërmarrjes së ujësjellësit të Prizrenit

Bisedat telefonike në mes të shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci dhe ish-nënkryetarit të kësaj partie, tani këshilltarë i Veselit tregojnë se si klasifikoheshin kandidatët në mënyrën më klandestine.

Grabovci, që i telefonon Kryeziu ia lexon 34 emra kandidatësh, dhe të njëjtit seleksionohen nga Kryeziu. Bashkëbiseduesit heqin nga lista kandidatë që nuk u përkasin atyre. Ai  i seleksionon ata duke i hequr nga lista kandidatët që i konsideron se nuk janë të PDK-së, por të Eqrem Kryeziut dhe Fatmir Limajt.

Në këtë bisedë të zhvilluar në nëntor 2011, dëshmohet se PDK-ja në Prizren kishte zgjedhur për kryeprokuror, Sylë Hoxhën i cili në të kaluarën ishte zyrtar i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Hoxha ka qenë zëvendësministër i Drejtësisë nga kjo parti.

Për të hapur videon duhet të klikoni këtu:

https://video.gjirafa.com/insajderi?video=grabovci-e-kryeziu-vendosnin-naten-per-bordin-e-ujesjellesit

Masë ndaj të akuzuarve nuk ka marrë as i pari i qeverisë, Ramush Haradinaj, ministri i të cilit po e vazhdon punën si Ministër i Inovacionit, Besim Beqaj. /Insdajderi.com