Veseli viziton Prizrenin – thotë se pandemia i ka dëmtuar sipërmarrësit edhe në këtë qytet

Veseli viziton Prizrenin – thotë se pandemia i ka dëmtuar sipërmarrësit edhe në këtë qytet

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar qytetin e Prizrenit, ku ka takuar nga afër sipërmarrësit e këtij qyteti, njofton Insajderi.

Përmes një postimi në Facebook, Veseli ka thënë se nga bashkëbisedimi me sipërmarrësit e këtij, është vërejtur se pandemia i ka dëmtuar bizneset e ndryshme.

Sipas Veselit, këto biznese në krizë kanë nevojë për ndihmë institucionale si nga ana e qeverisë qendrore, ashtu edhe nga ana e asaj komunale.

Tutje, Veseli ka thënë së bizneset e vogla dhe të mëdha janë punëdhënësit më të mëdhenj në Kosovë, dhe gjendja e tyre duhet të jetë shqetësim për të gjithë./Insajderi.com