Veseli viziton bizneset në Prizren

Veseli viziton bizneset në Prizren

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar sot bizneset e Prizrenit të cilat janë prekur nga Pandemia, njofton Insajderi.

Veseli pwrmes njw psotimi ne Facebook, ka thwnw se propozimet e mangëta të qeverisë nuk po ndihmojnë sektorin privat dhe të punësuarit e këtij sektori.

Ai tuje theksoi se është për keqardhje që bizneset të cilat po vuajnë nga kriza e shkaktuar prej pandemisë, nuk po kanë ndihmë konkrete dhe subvencione të ndryshme dhe fonde direkte.

“PDK-ja është mbështetëse e bizneseve. Qeveria duhet të reflektoj sa më parë dhe të marrë parasysh edhe propozimet tona. Duhet sa më shpejtë të kemi një ndihmë të drejtpërdrejt të bizneseve. Buxheti i Republikës së Kosovës duhet të shpërndahet sa më parë si ndihmë për sektorin privat. Duhet të ketë lehtësira fiskale dhe subvencione të shumta”.

Më tutje, ai ka shtuar se 286 mijë punëtorët e sektorit privat janë fuqia kryesore punëtore në Kosovë dhe shtetit është duke dështuar që t’u dalë në ndihmë kur ata kanë më së shumti nevojë./Insajderi.com