Veseli viziton familjen në Kosovë pas vdekjes së babait

Veseli viziton familjen në Kosovë pas vdekjes së babait

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës, i cili po mbahet në paraburgim në Hagë, ka ardhur për vizitë te familja e tij në Kosovë pas vdekjes së babait të tij.

Lajmin e kanë konfirmuar për Insajderi-n nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

“Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, gjyqtari i procedurës paraprake ka udhëzuar Zyrën e Regjistrimit që ta menaxhojë një vizitë kujdestarie në Kosovë që Kadri Veseli të jetë pranë familjes së ngushtë pas rastit të vdekjes së babait të tij.

I akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara. EULEX-i dhe Policia e Kosovës janë duke mbështetur Dhomat e Specializuara të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e zëdhënëses së Gjykatës Speciale, Angela Griep.

Babai i Kadri Veselit, Fazli Veseli, ka vdekur në moshën 94 vjeçare të mërkurën./Insajderi.com