Veseli, vizitë stadiumit që do të jetë model për atë të Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë qëndrimit në Hungari, ka vizituar stadiumin “Groupama Arena” në Budapest, një model i të cilit pritet të ndërtohet së shpejti në Kosovë.

Veseli, vizitë stadiumit që do të jetë model për atë të Kosovës

Gjatë qëndrimit në ambientet e stadiumit me kapacitet prej rreth 24 mijë ulëseve, Veseli u shpreh optimist se së shpejti Republika e Kosovës dhe Hungaria do të gjejnë marrëveshje për financimin e këtij tipi të stadiumit për përfaqësuesen e Kosovës.

Kryeparlamentari kosovar tha se Kosova ka talentë të shumtë sportivë dhe ndërtimi i këtij stadiumi multidimensional, do t’u ofrojë atyre kushte për ta zhvilluar edhe më tej talentin sportiv, shkruan Lajmi.net.

Gjatë qëndrimit në ambientet e stadiumit me kapacitet prej rreth 24 mijë ulëseve, Veseli u shpreh optimist se së shpejti Republika e Kosovës dhe Hungaria do të gjejnë marrëveshje për financimin e këtij tipi të stadiumit për përfaqësuesen e Kosovës.

vesal

Kryeparlamentari kosovar tha se Kosova ka talentë të shumtë sportivë dhe ndërtimi i këtij stadiumi multidimensional, do t’u ofrojë atyre kushte për ta zhvilluar edhe më tej talentin sportiv.

Sipas diskutimeve të kryeparlamentarit Veseli me përfaqësuesit e shtetit hungarez, projekti për ndërtimin e stadiumit të përfaqësueses së Kosovës pritet të kushtojë rreth 50 milionë euro, ndërsa punët parashihet të kryhen në afat rekord për më pak se dy vite.