Veseli zbulon planin për t’i bindur deputetët që ta ratifikojnë demarkacionin

Veseli zbulon planin për t’i bindur deputetët që ta ratifikojnë demarkacionin

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në një intervistë për televizionin publik ka treguar planin e tij deri të mërkurën në mënyrë që të ratifikohet demarkacioni  me Malin e Zi, shkruan Insajderi.

Veseli ka thënë se të mërkurën, Kosovën do ta vizitojë, Presidenti i Komisioni Evropian. Ai ka thënë se deri në atë ditë do të zhvillohen disa takime që të arrihet një konsensus për ratifikimin e marrëveshjes për shënjimin e pikës kufitare mes dy vendeve.

“Ditën e mërkurë kemi një vizitë nga Komisionin Evropian përkatësisht presidenti. Deri në atë ditë do të punojmë për arritjen e konsensusit, do të mbajmë disa takime në mënyrë që ditën e mërkurë të shkojmë të sigurte në kuvend dhe ta ratifikojmë demarkacionin”, ka thënë Veseli.

Më tej kryetari i kuvendit është shprehur i bindur që marrëveshja e demarkacionit do të ratifikohet dhe sipas tij në këtë mënyrë do t’i hapet perspektiv për qytetarët e Kosovës.

“Me ratifikimin e kësaj marrëveshje t’i hapim perspektiv qytetarëve të Kosovës dhe jam shumë i sigurt se do t’i arrijmë këtë marrëveshje. Do të kemi takimi të ndryshme, por ajo që është më e rëndësishme do të kemi një pajtim për këtë çështje”, ka thënë Veseli.

Seanca e jashtëzakonshme për ratifikimin e demarkacionin do të mbahet të mërkurën me fillim nga ora 10:00, pasi dështoi të mbahet për dy ditë me radhë./Insajderi.com