Vesna Peshiq e quan primitiv dhe të pashkolluar Gjokoviqin

Primitiv, për fat të keq. Luan shkëlqyeshëm, por i pashkolluar, ka shkruar sociologia dhe ish politikanja Vesna Peshiq në komentin e saj në Twitter.

Vesna Peshiq e quan primitiv dhe të pashkolluar Gjokoviqin

Një prej tenistëve më të mirë në botë Novak Gjokoviq ka shkaktuar shumë reagime nëpër gjithë botën për shkak të qëndrimi të tij për vaksinën kundër koronavirusit, ndërsa sociologia dhe ish politikanja Vesna Peshiq ka reaguar ndaj shkrimit të tij.

“Primitiv, për fat të keq. Luan shkëlqyeshëm, por i pashkolluar”, ka shkruar Peshiq në Twitter, përfundi lajmit në të cilin tenisti flet për vaksinën.

Të përkujtojmë, Gjokoviq ka thënë se nuk është përkrahës i asaj që të detyrohet të vaksionohet në mënyrë që të mund të udhëtojë.

“Unë së pari jam kundër këtyre vaksinave. Por nëse ky do të jetë rregull dhe ligj, çfarë do të ndodhë atëherë. Duhet të mendoj se a do t’i nënshtrohem kësaj apo jo. Për momentin qëndroj pas kësaj, a do të ndryshojë kjo, nuk e di, por e di se kjo ndikon në mëyrë të drejtëpërdrejt në punën time”, ka thënë Gjokoviq./Insajderi.com.