Rreth orës 14:40 një vetaksident në Bishtazhint të Gjakovës la të vdekur një 60 vjeçar.
Rastin për Shqip.com e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.
Aksidenti përpos një të vdekur, ka lënë edhe tre persona të lënduar.
“Drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin e tij gjatë lëvizjes në rrugë me pjerrtësi gjatësore, tëposhtëze dhe pasi është rrotulluar me mjet në anen djathtë jashtë rrugës ka përfunduar në hendek”, ka thënë ai.
Ai tregoi që të përfshirët në aksident janë dërguar në Spitalin Rajonal të Gjakovës.
“Në lidhje me rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit dhe hetimet e trafikut rajonal janë duke marrë me hetimin e rastit”. /Insajderi.com