Vetaksident në Pejë, lëndohet rëndë shoferi

Vetaksident në Pejë, lëndohet rëndë shoferi

Një person është lënduar rëndë si pasojë e një aksidenti trafiku që është shkaktuar mëngjesin e së hënës në fshatin Ozdrim të Pejës, njofton Insajderi.

I lënduari është dërguar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.

Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 06:45 është shkaktuar një vetaksident, ku si pasojë vozitësi ka pësuar lëndime të rënda dhe i njëjti fillimisht është dërguar në Spitalin e Pejës e pastaj është nisur për në QKUK. Rastit i janë përgjigjur menjëherë njësiti policor së bashku me zjarrfikësit dhe autoambulancë”, ka thënë Gashi./Insajderi.com