
Një person ka vdekur në një vetaksident trafiku, të hënën në fshatin Obranqë të Podujevës.
Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Prishtinë, Agron Borovci, i cili tha se viktima ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra.
“Rreth orës 13:30, është raportuar për një vetë aksident trafiku rrugor të ndodhur në fshatin Obranqë të Podujevës. Si pasojë e lëndimeve të marra nga aksidenti një person ka humbur jetën”, tha Borovci.
Ai shtoi se janë duke hetuar zbardhjen e shkaqeve që kanë shkaktuar këtë vetaksident. /Insajderi.com