
Një veturë në fshatin Gllarevë të Klinës është vetaksidentuar ku vozitësi e ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka dal nga rruga kryesore.
I kontaktuar nga Gazeta Online Insajderi, Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, fillimisht e ka konfirmuar vetaksidentin.
Tutje Gashi është shprehur se rasti në fjalë cilësohet si kategori e lehtë e aksidenteve dhe se nuk ka pasur të lënduar, por ka pasur vetëm dëme materiale./Insajderi.com