Një person ka vdekur si pasojë e një vetë-aksidenti të ndodhur gjatë ditës së sotme në au" />

Vetë-aksident në autostradën “Arbën Xhaferi”, një person humbë jetën

Vetë-aksident në autostradën “Arbën Xhaferi”, një person humbë jetën

Një person ka vdekur si pasojë e një vetë-aksidenti të ndodhur gjatë ditës së sotme në autostradën “Arbën Xhaferi”, përkatësisht në fshatin Bibaj.

Siç ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, për Insajderi.com, përveç viktimës, edhe një person i përfshirë në këtë aksident ka marrë lëndime të rënda, me ç’rast është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Ndonëse nuk dihen rrethanat e këtij vetë-aksidenti të ndodhur sot rreth orës 15:30, e përfshirë ishte vetëm një veturë.

“Sot, më 25.07.2020 rreth orës 15:31, policia është njoftuar për një aksident trafiku në autostradën “Arben Xhaferi” (fshati Bibaj). Në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vet-aksident). Si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën, kjo është konfirmuar nga ekipi mjkeësor në vend-ngjarje, kurse një person tjetër I lënduar është nisur për në QKUK”, ka thënë Krasniqi. /Insajderi.com/