Vetë-aksident në Drenas: Vdes një grua

Vetë-aksident në Drenas: Vdes një grua

Një grua ka vdekur dhe një tjetër ka mbetur e lënduar rëndë si pasojë e një vetë-aksidenti të ndodhur të dielën në fshatin Terstenik të Drenasit, njofton Insajderi.

Kështu bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, ku thuhet se viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa e lënduara tjetër është dërguar në Qendren Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.

Ky vetë-aksident ka ndodhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës u lirohet familjareve.

“Fsh. Terstenik, Drenas 04.04.2021-21:05. Raportohet se viktima femër kosovare përderisa ishte duke lëvizur me veturën Renault me targa lokale, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës është vetë-aksidentuar dhe si pasojë dy viktima femra kosovare kanë pësuar lëndime trupore, ku njëra prej tyre ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa viktima tjetër është dërguar në QKUK. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës u lirohet familjareve”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com