Vetë-aksident në fshatin Siqevë të Prishtinës, lëndohet rëndë ngasësi i automjetit

Vetë-aksident në fshatin Siqevë të Prishtinës, lëndohet rëndë ngasësi i automjetit

Një person ka marrë lëndime trupore si pasojë e një vetë-aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në fshatin Siqevë të Prishtinës.

Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.

Lajmin e ka bërë të ditur për Gazetën Online Insajderi, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë së policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit.

“Sot rreth orës 14:00 në fshatin Siqevë të Prishtinës, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetë-aksidenti”, ka deklaruar ajo./Insajderi.com