
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e vetë-aksidentimit me automjet në fshatin Gllarevë të Klinës, shkruan Insajderi.
Rastin për Gazetën Online Insajderi, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 7:20, i cili ka shkaktuar kolona të gjata në trafik.
“ I aksidentuari ka lëndime të lehta trupore”, ka thënë Gashi./Insajderi.com